Mehmet Tosun
24 dhjetor 2020•Përditësim: 25 dhjetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, me ç'rast ia uroi ditëlindjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdoğan në bisedë duke uruar ditëlindjen e Aliyevit, uroi një jetë të shëndetshme, të qetë dhe të gjatë bashkë me familjen dhe kombin.
Erdoğan falënderoi Aliyevin, duke theksuar se përpjekjet e tij për mirëqenien dhe zhvillimin e vendit të tij si dhe paqen dhe stabilitetin e rajonit kanë një rëndësi historike. Presidenti turk homologun e tij e falënderoi për shkak të kontributeve që ka dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan.
Ai shprehu besimin se vëllazëria dhe solidariteti Turqi-Azerbajxhan do të vazhdojë duke u forcuar në çdo fushë.