Ömer Tuğrul Çam
20 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Me iniciativën e Turqisë janë liruar 3 detarët turq që u arestuan dhe mbaheshin në ndalim prej 3 muajsh në Eritrea derisa po bënin udhëtim nëpër botë me anije, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se detarët turq, Selim Ekmekçioğlu, İbrahim Iğnak dhe Erman Lütfü Atamer, u lriuan si rezutat i udhëzimeve të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe iniciativave të ministrit të Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.
Şeyda Ekmekçioğlu, gruaja e kapitenit të anijes Ekmekçioğlu në një deklaratë për AA tha se bashkëshorti e ka lajmëruar se janë lënë të lirë.
Ajo bëri të ditur se detarët turq bashkë me anijen kanë marrë drejtimin drejt Xhibutit (Djibouti) dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore. "Sot pasdite fola me burrin për herë të parë që prej 25 prillit. Dukej mirë nga zëri. Më tha se janë në gjendje shumë të mirë. Më shpjegoi se janë trajtuar shumë mirë në Eritrea", tha Ekmekçioğlu.
Ekmekçioğlu shtoi se është telefonuar edhe nga ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu të cilit i ka shprehur falënderime dhe ambasadorit turk në Eritrea, Aykut Kumbaroğlu dhe ndaj të gjithë zyrtarëve të tjerë për përpjekjet që kanë treguar për lirimin e bashkëshortit të saj dhe të detarëve të tjerë.
Ajo tha se detarët turq pritet të mbërrijnë në Xhibuti pas 3-4 ditësh.
- Po kryenin udhëtim nëpër botë
Selim Ekmekçioğlu, pas daljes në pension u nis në shtator 2017 nga Turqia në udhëtim nëpër botë me anijen e tij me vela "Murat Reis". Ekmekçioğlu, pasi kaloi Oqeanin Altantik, Oqeanin Paqësor dhe Oqeanin Indian me të u bashkuan në muajin mars në Sri Lanka edhe Iğnak dhe Atamer.
Detarët turq nga Maldivet në fund të muajit mars mbërritën në Xhibuti dhe pasi nuk mundën të afrohen në port për shkak të pandemisë së COVID-19 ata këtu morën furnizime si ushqime, ujë, gaz me ndihmën e ambasadorit të Turqisë në Xhibuti, Levent Şahinkaya. Detarët u ndihmuan nga Şahinkaya edhe për riparimin e një pjese të motorit dhe më pas u hapën përsëri në det duke kaluar në Kanalin e Suezit drejt Turqisë.
Sipas informacioneve të dhëna nga Şeyda Ekmekçioğlu mësohet se detarët me mbylljen e kanalit për shkak të pandemisë, vendosën që të presin në Xhibuti hapjen e kanalit dhe nisën të kthehen prapa.
Por, detarët turq kur mbërritën në brigjet e Eritreas vendosën t'i afrohen tokës pasi iu pakësua karburanti dhe ushqimet. Pasi u afruan në tokë, në anije hipën ushtarët dhe u thanë detarëve se janë të arrestuar.
Detarët turq pritën në këtë mënyrë për disa ditë ndërsa Selim Ekmekçioğlu më 25 prill telefonoi fshehurazi gruan e tij nëpërmjet telefonit satelitor dhe e njoftoi atë për situatën. Ndërsa Şeyda Ekmekçioğlu, e cila për herë të fundit foli në telefon me burrin e saj më 25 prill, kontaktoi dhe i shpjegosi situatën Ambasadës së Turqisë në Eritrea dhe më pas filluan përpjekjet e autoriteteve turke për lirimin e detarëve turq.