Mustafa M. M. Haboush,Said İbicioğlu
20 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Ushtria e Libisë njoftoi se nga 5 qershori e deri më tani ka gjetur 190 trupa të pajetë në varret masive dhe spitalet në kryeqytetin Tripoli dhe në qytetin Tarhuna të cilat u pastruan nga milicët e liderit të forcave të armatosura jolegjitime Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra për media e operacionit Burkan Al-Ghadab të ushtrisë së Libisë publikoi të dhëna lidhur me mortet dhe varret masive në qytetet dhe rajonet e çliruara nga milicët e Haftarit.
Sipas kësaj, ushtria e Libisë ka gjetur 106 trupa të pajetë, përfshirë gra dhe fëmijë në spitalin në qytetin Tarhuna që u çlirua nga milicët e Haftarit më 5 qershor.
Në po të njëjtën ditë bëhet e ditur se pas identifikimit 14 nga 37 trupat e gjetur në morgun e spitalit në Tarhuna iu dorëzuan familjarëve të tyre.
Gjithashtu ushtria në rajonin Qasr Bin Ghashir në jug të Tripolit zbuloi 15 trupa tjerë të pajetë, përfshirë gra dhe fëmijë të cilët ishin rrëmbyer më parë nga milicët e Haftarit.
Krahas mbetjeve mortore të 14 personave të paidentifikuar që ushtria libiane gjeti në jug të Tripolit, thuhet se ajo në periudhën 8-11 qershor ka gjetur edhe 18 trupa në një pus dhe dy varre masive në afërsi të qytetit Tarhuna.
Forcat e qeverisë më 16 qershor gjetën disa trupa të paidentifikuar në rajonet në jug të Tripolit por që në lidhje me këtë nuk ka deklaruar numër.
Më 17 qershor ushtria libiane deklaroi se është në pritje të një raporti nga Kombet e Bashkuara (OKB) që do të vërtetojë se milicët e Haftarit kanë kryer "krime dhe gjenocid" në Tarhuna.