Addis Getachew Tadesse
01 Nëntor 2018•Përditësim: 02 Nëntor 2018
ADDIS ADABA (AA) – Parlamenti i Etiopisë sot në historinë e vendit miratoi emërimin e kryetares të parë grua të Gjykatës Supreme, raporton Anadolu Agency (AA).
Meaza Ashenafi shërbeu si gjykatëse e Gjykatës së Lartë të Etiopisë nga viti 1989 deri në 1992. Në vitin 1993 ajo u emërua nga Komisioni i Kushtetutës etiopiane si këshilltare ligjore.
Në vitin 1995, Meaza themeloi Shoqatën e Avokatëve të Grave etiopiane.
Ajo do të zëvendësojë paraardhësin e saj, Dagne Melaku.
Javën e kaluar, Sahle-Work Zewde, një diplomate e kamotshme dhe zyrtare e OKB-së, u emërua presidentja e parë femër e shtetit.
Etiopia gjithashtu fitoi urata globale për arritjen e barazisë gjinore në kabinetin e saj me 10 ministra gra nga 20.