Addis Getachew Tadesse
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
ADDIS ABABA (AA) – Rrëshqitjet e dheut në Etiopi kanë shkaktuar 42 të vdekur, ndërkohë që ekipet për kërkim dhe shpëtim kanë nisur një operacion për gjetjen e të mbijetuarve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë rajonin Wolaita, 300 kilometra nga kryeqyteti Addis Abeba, kanë marrë me vete rrugë dhe ura”, deklaroi për AA zëdhënësi i policisë Endale Aberra. Sipas tij ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje herët në mëngjes.