Elvir Hociç
26 Nëntor 2017•Përditësim: 27 Nëntor 2017
ADDIS ABABA (AA) – Kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa, sot ishte nikoqir i garës më masive rrugore afrikane në të cilën morën pjesë 44.000 atletë dhe lojtarë rekreativë, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe këtë vit Gara e Madhe e Etiopisë (Great Ethiopian Run) mblodhi sportistët elitarë dhe mijëra lojtarë rekreativë të cilët vrapuan në shtegun e gjatë dhjetë kilometra nëpër qendrën e kryeqytetit dhe e pikturuan atë me ngjyrat e flamurit etiopian.
Dy persona humbën jetën
Një ndër organizatorët e garës, Dagmawit Amare, në deklaratën për AA tha se dy garues kanë humbur jetën pasi që janë transferuar në spital.
Amare theksoi se vdekjet mund të kenë ndodhur për shkak të sulmit në zemër.
Bëhet fjalë për garën më masive në Afrikë dhe të pestën më të madhe në botë që mbahet tashmë 15 vite me radhë, ndërsa garën e parë në vitin 2001 e organizoi atleti legjendar Haile Gebreselassie.
Qëllimi i organizimit të garës është promovimi i përfshirjes masive në sport, ndërsa veçmas promovimi i atletikës. Gjatë 16 viteve të fundit në pjesë të ndryshme të Etiopisë janë mbajtur më shumë se 100 gara.