Tufan Aktaş
02 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Etiopia njoftoi se vendi ka nevojë për rreth 130 milionë maska për t'u përdorur në objektet shëndetësore në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Lia Tadesse në deklaratën për gazetarët tha se në vend në fillim të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka pasur 4 milionë maska dhe se deri më tani vetëm 7 milionë maska kanë siguruar për institucionet shëndetësore.
Ajo tha se në katër muajt e ardhshëm do të ketë nevojë për 130 milionë maska, duke shtuar se në vend gjenden vetëm 221 respiratorë.
Ministrja potencoi se vazhdojnë përpjekjet për prodhimin e maskave vendase me standardet e nevojshme dhe se punojnë për rritjen e kapacitetit të testimeve.
Shteti i Afrikës Lindore ka një popullsi prej mbi 100 milionë banorë ndërsa deri më tani janë konfirmuar 1.257 raste me COVID-19 ndërsa 12 persona e kanë humbur jetën nga virusi.