Ekip
12 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
PARIS (AA) - Në Marsej të Francës në trazirat e tifozëve që shpërthyen para dhe pas ndeshjes Angli-Rusi që u luajt në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit janë lënduar 35 persona, njofton policia franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i policisë rajonale Laurent Nunez ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve shumica janë të mitur. Nunez nuk ka dhënë më shumë informacione për tifozin anglez, i cili, sipas mediave britanike është në gjendje kritike.
Fedrata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të nisë procedurë disiplinore ndaj Federatave të Futbollit të Anglisë dhe Rusisë për shkak të trazirave të natës së kaluar në stadiumin e Marsejit.
Pas tri ditë përleshjesh fizike në mes të tifozëve anglezë, francezë dhe rusë në qytetin francez, dhuna ka vazhduar edhe në stadiumin Velodrome. Anglezët para ndeshjes së grupit B fishkëllyen himnin rus edhe pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin e barabartë (1:1). Tifozët filluar të përleshen në stadium.
Në një deklaratë për shtyp të kreut të Social-demokratëve francez Jean-Christophe Cambadelis, ai qëndroi në mbrojtje të zbatimit të ligjit të vendit të tij, duke fajësuar "huliganët e dehur" për dhunën.