Dejan Maksimoviç
15 nëntor 2015•Përditësim: 15 nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Kombëtarja e Suedisë në futboll siguroi epërsi me një gol në ndeshjen e parë të play off-it për EURO 2016 ndaj Danimarkës. Suedezët si nikoqir në "Friend Arena" në Stokholm festuan me rezultatin 2:1, ndërsa kush do të kualifikohet për në Kampionatin evropian do të dihet në lojën e kthimit më 17 nëntor në Kopenhagë, raporton Anadolu Agency (AA).
Suedia pati një rast të mirë që të kryejë pjesën më të madhe pas ndeshjes së parë. Suedezët kaluan në epërsi me dy gola të Emil Forsberg në minutën e 45 dhe Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 50 nga penaltia. Por, Danimarka arriti të shënojë nëpërmjet Nicolai Jorgensen në minutën e 80-të.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë do të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin "Telia Parken" në Kopenhagë me fillim në ora 20:45.
Ukraina mbrëmë në ndeshjen me Slloveninë në Lviv shënoi fitore me rezultatin 2:0. Golashënues për triumfin e madh të ukrainasve ishin Andriy Yarmolenko në minutën e 23 dhe Yevhen Seleznyov në minutën e 54 të takimit. Ndeshja e kthimit në mes Sllovenisë dhe Ukrainës do të luhet më 17 nëntor në stadiumin "Ljudski vrt" në Maribor me fillim në ora 20:45.
Orari i play-off ndeshjeve për EURO 2016: Ndeshjet e para: Norvegji - Hungari 0:1, Bosnjë e Hercegovinë - Republika e Irlandës 1:1, Ukrainë - Slloveni 2:0 Suedi - Danimarkë 2:1. Ndeshjet e kthimit: Hungari - Norvegji (15 nëntor), Republika e Irlandës - Bosnjë e Hercegovinë (më 16 nëntor), Slloveni - Ukrainë dhe Danimarkë - Suedi (17 nëntor).