Rahmi Gündüz
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
PARIS (AA) - Si pasojë e rritjes së akteve të dhunës mes tifozëve në Francë ku po zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit (EURO 2016), prefekturat e qyteteve Lyon dhe Toulouse, morën vendim për mbikëqyrje gjithëpërfshirëse në shitjen e alkoolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekturat ndaluan shitjen e alkoolit para dhe gjatë ndeshjeve në qendrat e qytetit, stacion të autobusëve, aeroport, byfe dhe në shitore.
Ndeshja e parë në qytetin Tolouse luhet mes Spanjës dhe Republikës së Çekisë, ndërsa ndeshja e parë në Lyon do të luhet mes Belgjikës dhe Italisë.
Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve me njoftimin e publikuar dje u kishte dhënë autoritet prefektëve në lidhje me ndalimin e alkoolit.