Admir Krehmiç
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Shorti për “EURO 2016” është mbajtur sonte në Paris. Shqipëria do të garojë në grupin A, në të cilën si kundërshtar ka vendin pritës Francën, ndërsa Kroacia dhe Turqia do të garojnë në grupin D së bashku me kampionin aktual evropian Spanjën, raporton Anadolu Agency (AA).
Bartës të grupeve janë Franca, Anglia, Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Portugalia.
Në grupin A gjenden Franca, Rumania, Shqipëria dhe Zvicra.
Në grupin B, ku bartës është Anglia gjenden Rusia, Uellsi dhe Sllovakia.
Në grupin C gjenden Gjermania, Ukraina, Polonia dhe Irlanda Veriore.
Në grupin D, bartës i së cilit është kampioni aktual evropian Spanja, gjenden Çekia, Turqia dhe Kroacia.
Në grupin E gjenden Belgjika, Italia, Irlanda dhe Suedia.
Në grupin F gjenden Portugalia, Islanda, Austria dhe Hungaria.
“EURO 2016” do të hapet me ndeshjen mes kombëtareve të Francës dhe Rumanisë më 10 qershor.
Kampionati Evropian në Francë do të mbahet prej 10 qershor deri më 10 korrik të vitit të ardhshëm. Për herë të parë në turneun përfundimtar do të marrin pjesë 26 kombëtare të cilat janë ndarë në 6 grupe.
Përfshirjen në të tetat e finales, prej ku fillon nokaut sistemi i garimit, do ta sigurojnë dy pozitat e para të secilit grup, si dhe katër kombëtaret e tret më të mira.
Gjatë “EURO 2016” do të luhen 51 ndeshje, në dhjetë stadium në nëntë qytete të Francës. Finalja është caktuar për më 10 korrik në “Stade de France” në fillim në orën 21:00.