Ata Ufuk Şeker
21 Korrik 2016•Përditësim: 22 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Nga Europoli u theksua se PYD dhe krahu i saj i armatosur YPG janë zgjatime të organizatës terroriste PKK në Siri dhe u bë e ditur se në Evropë pjesëmarra në PKK është rritur pas korrikut të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Byroja e Policisë Evropiane (Europol) publikoi raport me titullin “Gjendja dhe Trendi i Terrorizmit në BE 2016”.
Në raport, vend i posaçëm i është dhënë organizatës terroriste PKK. Theksohet se PKK në vitin 2015 nuk ka organizuar sulm terrorist në BE porse grupimi konsiderohet organizatë terroriste nga ana e BE-së.
Thuhet se aktivitetet e PKK-së dhe grupeve të lidhura mund të zgjerohen në BE për shkak të mjedisit luftarak që po rritet dhe se mund të paraqiten “përplasje të dhunshme” në aktivitetet e saj.
Sipas raportit, nga korriku i vitit 2015, aktivitetet e PKK-së në Evropë për tubimin e mjeteve financiare dhe të propagandimit janë rritur, ndërsa pjesëmarrja në organizatë po ashtu ka shënuar ngritje.
“Raportohet se në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Romani, Suedi, Zvicër dhe Holandë, vazhdojnë fushatat e PKK-së për tubimin vjetor të parave dhe se këtu po ashtu mblidhen të holla në cilësinë e donacioneve, pagesave për anëtarësim dhe kontributeve. Besohet se me paratë e mbledhura financohen PKK, HPG dhe zgjatimet e grupit në Siri, PYD dhe krahu i armatosur YPG.”
-211 sulme terroriste në BE
Nga ana tjetër, sipas raportit, në vitin 2015 në shtetet anëtare të BE-së janë realizuar 211 sulme terroriste, ndërkohë që gjatë sulmeve terroriste në vitin e kaluar në BE 151 persona kanë humbur jetën, ndërsa 360 janë plagosur. Vitin e kaluar, në Britani u realizuan 103 sulme terroriste, në Francë 72, ndërsa në Spanjë 25. Në shtetet e BE-së, janë burgosur gjithsej 1.077 për lidhje me terrorizëm. Nga këto burgosje, 424 janë bërë vetëm në Francë, 187 në Spanjë, dhe 134 në Britani.
Në BE, në vitin 2013 u burgosën 433 persona për lidhje me terrorizëm ndërsa në vitin 2014 u burgosën 744. Ndërkaq, numri i sulmeve terroriste në vitin 2013 në BE ishte 152, ndërsa në vitin 2014 shifra u ngrit në 201.