Hale Türkeş
22 Korrik 2016•Përditësim: 22 Korrik 2016
MOSKË (AA) - Rusia ka hequr kufizimet e fluturimeve për në Turqi, njoftoi të enjten në mbrëmje Agjencia ruse e Aviacionit Civil "Rosaviatsia", raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e "Rosaviatsia" theksohet se kufizimet kanë hyrë në fuqi nga 15 korriku për shkak të tentimit të grusht shtetit. Megjithatë, ato janë hequr, pasi zyrtarët turq bindën kolegët rusë se janë marrë masa shtesë të sigurisë.