Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
28 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
JARABULUS (AA) - Mbërrin në Jarabulus nëpërmjet rajonit Al Bab të qytetit Halep autokolona e dytë e evakuimit nga rajoni Vaer në qytetin Humus, që ishte nisur dje, ku forcat e regjimit të Bashar al Asadit e kanë rrethuar dhe kanë kryer shkelje intensive të armëpushimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në rajonin Al Bab autokolona e përbërë nga 49 autobusë, 7 ambulanca dhe 6 kamionë që transportonin sendet.
Autokolona ku ndodheshin 1.800 persona e përbërë nga 350 familje dhe 40 të plagosur e të sëmurë nën kontrollin e opozitarëve pas rajonit Al Bab ka mbërritur në rajonin Zogara në Jarabulus.
Ndër të tjera theksohet se pritet mbërritja e ndihmave humanitare në vendin ku është përcaktuar kampi për personat e ardhur në rajon.
Velid el-Faris, koordinuesi i evakuimeve nga rajoni Vaer, në një deklaratë për AA tha se para evakuimit kanë njoftuar kuvendin e Jarabulusit dhe se duhet të mbërrijnë në mënyrë urgjente ndihmat.
Javën e kaluar nga rajoni u evakuuan afërsisht 2,000 persona nga të cilët 400 prej tyre kanë qenë opozitarë të armatosur, ku janë vendosur nëpër kampet në rajonin Jarabulus.
Do të evakuohen në total 15 mijë persona
Sipas informacioneve të marra nga Këshilli i koordinimit rajonal në Humus, mësohet se 22 mijë persona kanë aplikuar për të shkuar në rajone më të sigurta. Ndërsa regjimi ka pranuar 15 mijë prej tyre. Personat, për të cilët aplikimi nuk është pranuar, do të shpërndahen në rajone të kontrolluara nga regjimi.
Sipas planit parashikohet që nga rajoni Vaer të evakuohen afërsisht 2.000 persona në javë.
Në rajonin Vaer i cili që prej 1 muaji ndodhin shkeljet e armëpushimit nga forcat e regjimit, palët me ndërmjetësimin e Rusisë arritën një marrëveshje më 13 mars, ku dhe opozitarët mbetën të detyruar të tërhiqeshin nga rajoni.