Mehmet Burak Karacaoğlu
19 Shtator 2025•Përditësim: 19 Shtator 2025
Në rajonin Atayba të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë është zbuluar një varr masiv për të cilin pretendohet se aty ndodhen eshtrat e afërsisht 100 luftëtarëve opozitarë, raporton Anadolu.
Pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Assadit, vazhdojnë të zbulohen varre masive, si rezultat i përpjekjeve të kërkim-skanimit në të gjithë vendin.
Forcat e përgjithshme të sigurisë zbuluan një varr masiv në rajonin Atayba, për të cilin mendohet se u përket luftëtarëve opozitarë.
Në gërmimet e kryera janë nxjerrë eshtrat e rreth 100 personave.