Hülya A. Gündüzalp
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
WASHINGTON (AA) – Byroja Federale Amerikane për Hetime (FBI) ka nisur hetim kundër një profesori në universitetin "Kent State" në shtetin Ohio, i cili dyshohet për qëndrime antisemitike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë mediat në SHBA, bëhet fjalë për profesorin Julio Cesar Pino, me prejardhje kubaneze, por që ka kaluar në Islam.
Thuhet se në kuadër të hetimit të FBI kundër Pino-s, po kryen hetime lidhur me qëndrimet e tij antisemitike, por edhe mundësinë e lidhjes së tij me organizatën terroriste DAESH.
Akuzat që i ndaj profesorit Pino janë se gjatë ligjëratave në universitet ka shfaqur qëndrime kundër Izraelit.
Kujtojmë se vitin e kaluar, profesori në universitetin në Illinois, Steven Salaita u largua nga puna nga shkaku i kritikave të drejtuara kundër Izraelit gjatë sulmeve në Gaza.