Erkan Avci
24 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) – Para selisë së Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) në Washington u mbajtën protesta në mbështetje të Apple, për shkak të kërkesës së FBI-së që kjo kompani të hapë celularët e Syed Farook i cili me gruan e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në një sulm terrorist vrau 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi i formuar në rrjetet sociale i quajtur "Lufta e së ardhmes", organizuan protesta para selisë së FBI, dhe demonstruesit mbanin pankarta me mesazhe "të mos zhbllokohen tanë", "telefonat e sigurt shpëtojnë jetën" dhe "Comey, duart largë nga iPhon-ët tanë".
Demonstruesit njoftuan se mbështesin kreun e Apple, Tim Cook.
FBI nëpërmjet gjykatës ka dërguar kërkesë që Apple të zhbllokojë celularin e sulmuesit. Kreu i Apple, Cook më parë kishte deklaruar se kompania është e gatshme të ndihmojë hetuesit, por zhbllokimi i kodit të iPhone-it të vrasësit është hap shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për shoqërinë dhe sigurinë e të gjithë përdoruesve të pajisjeve Apple.