Ekip
02 Shtator 2016•Përditësim: 03 Shtator 2016
FRANKFURT (AA) - Federata Gjermane e Futbollit mbështet Aleksandar Çeferin (49), presidentin e Federatës së Futbollit të Sllovenisë për pasardhës të Michel Platinit, gjegjësisht për president të ri të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se e mbështet Çeferin në qëllimin për të përforcuar dialogun me autoritetet e kombëtareve, ligave dhe klubeve dhe në veçanti të ketë kujdes në interesat e tyre, për shkak të premtimit të tij për menaxhim të mirë, transparencë të madhe dhe luftë kundër korrupsionit.