Etem Geylan
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Kryetari i Turkish Heritage Organization (THO) me qendër në Washington DC, Ali Çınar, ka theksuar se shkollat me kontratë (charter) që i përkasin FETO-s në SHBA janë një mjet i rëndësishëm në financimin e organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ali Çınar, në një deklaratë ka tërhequr vëmendjen se organizata terroriste FETO nëpërmjet shkollave charter në SHBA mbledh simpatizantët në vend.
Pasi ka theksuar se shumë amerikanë në të gjithë vendin të cilët FETO-n e njohin si "Lëvizja Gülen" e vërejnë atë si një formacion bamirës, Çınar, është shprehur se "Fatkeqësisht perceptimi i shumë amerikanëve është se FETO siguron arsimin e fëmijëve të varfër në shkollat charter. Në formimin e këtij perceptimi kanë luajtur një rol të madh aktivitetet e marrëdhënieve publike që organizata ka vazhduar pa ndërprerje në vend. Organizata duke përdorur shprehjen si dialog ndërfetar përpiqet të fshehë të vërtetën se është një lëvizje e ndërthurur me politikën."
"Preferojnë kryesisht rajonet që kanë nivel të ulët të ardhurash dhe arsimor. Falë kësaj arrijnë të njihen si njerëz bamirës që përpiqen për arsimin e fëmijëve të varfër. Afërsinë dhe marrëdhëniet e mira me qeveritë lokale i përdorin si produkt i marrëdhënieve me publikun. Këtu një gjë është interesante se qytetarët taksapagues amerikanë financojnë këto shkolla madje pa qenë në dijeni. FETO nëpërmjet përfitimeve nga disa metoda mashtruese dhe duke bërë korrupsion, përdor për qëllime jo-arsimore buxhetet që ndahen për shkollat. Pra me taksat që merren nga amerikanët financohet organizata. Në këtë mënyrë pretendohet se 20 për qind e afërsisht 730 milionë dollarëve që mblidhen në vit i transferohet organizatës. Disa amerikanë janë të mendimit se këto para janë përdorur për financimin e tentativës tradhtare për grusht shteti", është shprehur Çınar, duke vënë në dukje se FETO ende ka shkolla në 26 rajone nga 50 që janë.
Zhvillimet në favor të Turqisë
Ndër të tjera duke bërë të ditur se në SHBA përjetohen edhe zhvillime në favor të Turqisë, Ali Çınar, ka shtuar se e konsiderojnë të dobishme propozimin e një projekti nga një prej anëtarëve të grupit të miqësisë turke në Kongres, Alex Mooney, ku parashikohet marrëveshja e tregtisë së lirë mes Turqisë dhe SHBA-ve.
Pasi ka rikujtuar se qeveria e Trumpit ka vendosur qëllimin e saj për të bërë marrëveshje të veçanta bilaterale me disa vende, Çınar, ka theksuar: "Shembullin e fundit të kësaj e kemi vërejtur në iniciativat e nisura me Britaninë, ku Turqia kishte situatën për mos hyrjen në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (Trans Pacific Partnership - TTIP) BE-SHBA. Marrëveshja dypalëshe në fjalë ashtu siç do të rritë vëllimin tregtar të Turqisë me SHBA-në i cili aktualisht është 19 miliardë dollarë, duke hapur rrugën e investimeve dypalëshe do të sigurojë që edhe investitorët të hedhin hapa më të guximshëm."