Ekip
10 Gusht 2017•Përditësim: 10 Gusht 2017
BRUKSEL (AA) - Organizata terroriste FETO, televizionet dhe radiot e të cilës i janë mbyllur në Turqi, vazhdon propagandën e saj me transmetimet televizive që kryen nëpërmjet një sateliti në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke mos gjetur mundësinë për të kryer propagandë në Turqi, FETO, drejtimin e ka kthyer nga Gjermania për transmetime televizive dhe radiofonike. Ajo ka blerë kanalin "Mobility Channel" i cili më parë kryente transmetime për automjete dhe duke përdorur shkurtimin MC organizata vazhdon propagandën e saj duke ndryshuar emrin e kanalit në "Merih Channel."
Televizionet e lidhura me organizatën për herë të parë nisën publikimet në fillim të vitit 2015 pasi u nxorën nga Türksat dhe pasi mbetën të detyruar të ndalonin aktivitetet e tyre në nëntor të vitit 2015, kanali MC TV këtë vit duke u riaktivizuar sërish në Gjermani u shndërrua në zërin e organizatës.
Qendra e transmetimit që kryhet nga sateliti Hotbird i kompanisë Eutelsat shikohet në rajonin Hessen të Gjermanisë. Në kanalin i cili transmeton 24 orë kryesisht publikohen serialet e kanalit televiziv "Samanyolu TV" i cili u mbyll në Turqi për shkak të lidhjes që kishte me organizatën terroriste.
Publikohen fjalimet e kreut të FETO-s
Në kanal ku transmetohen 5 buletine të shkurtra të lajmeve në ditë, shpeshherë publikohen edhe fjalimet e kreut të FETO-s, Fetullah Gülen. Gjithashtu në kanalin ku bëhet edhe promovimi i një reviste dhe i një organizate të ashtuquajtur humanitare, nuk ka ndonjë reklamë tjetër. Organizata gjithashtu ka edhe një radio me të njëjtin emër që kryen transmetime në Evropë.
Ndër të tjera vërehet se është e dobët cilësia transmetuese e kanalit, dhe se në përgjithësi shumë pak njerëz ndjekin publikimet në YouTube.
Zgjedhja e Evropës për publikimet e TV dhe të radios nga organizata të përkujton PKK-në, ku edhe kjo organizatë terroriste separatiste dihet që prej një kohe të gjatë kryen transmetime në TV nga satelitët e Evropës.
Pavarësisht se i janë mbyllur me vendim gjykate disa kanale, apo që kompanitë satelitore i kanë ndaluar publikimet e PKK-së në Evropë, ashtu sikurse kanali i FETO-s MC TV, ka ende 3 kanale që transmetojnë në satelitin Hotbird.