Mehmet Yılmaz
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
BRATISLLAVË (AA) - Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico tha se nuk dëshiron që në vendin e tij të formohet komunitet musliman, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Sllovakisë (TASR), Fico potencoi se vazhdojnë të jenë kundër kuotës që Bashkimi Evropian dëshiron ta zbatojë në ndarjen e refugjatëve mes shteteve.
Duke qëndruar pas asaj se multi-kulturalizmi është në kundërshtim me themelet e Sllovakisë, Fico tha: "Interesi i shtetit tonë është që ta mbrojë kulturën e vet dhe të mos lejojë ta ndryshojë karakterin".
Ai gjithashtu tha se Sllovakia me shekuj mbështetet në trashëgiminë e Kirilit dhe Metodit dhe se nuk dëshiron që të ndryshojë karakteri i vendit të tij dhe të formohet komunitet musliman në të. "Nuk dua që këtu të jetojnë mijëra muslimanë të cilët vazhdimisht duan t'i realizojnë interesat e veta", tha ai.