Furkan Naci Top
26 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
ATHINË (AA) - Pishtari tradicional olimpik në Greqi që simbolizon fillimin e Lojërave Olimpike 2016 që do të zhvillohen në qytetin brazilian Rio de Janeiro në datat e 5 - 21 gusht u mbajt nga një refugjat sirian, raporton Anadou Agency (AA).
Notari Ibrahim el-Husejin i cili ka humbur këmbën e djathtë pas një shpërthimi në qytetin Dejr ez-Zor të Sirisë mori pishtarin nga kreut të Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos.
El-Husejin pas ceremonisë së mbajtur në kampin e refugjatëve Eleonas në Athinë u shpreh se: "Për mua është një krenari e madhe. Kjo është për të gjithë sirianët dhe arabët që përjetojnë vështirësi të mëdha".
Refugjati 27 vjeçar el-Husejin i cili ka mbërritur në Athinë në vitin 2014 pasi u largua nga lufta e brendshme në Siri, noton në emër të një OJQ-je me emrin ALMA dhe gjithashtu punon në një kafene.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) krahas kësaj ceremonie simbolike të realizuar me qëllim solidarizimi me refugjatët do të dërgojë në Brazil 5-10 refugjatë për të garuar në lojëra.