Gamze Türkoğlu Oğuz
11 nëntor 2020•Përditësim: 12 nëntor 2020
Në rrjedhë është evakuimi i mijërave banorëve në Filipine për shkak të tajfunit Vamco, i cili po i afrohet brigjeve veriore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti meteorologjik njofton se pjesët jugore dhe qendrore të Luzonit sot ose nesër herët do të goditen nga moti i keq i shkaktuar nga tajfuni.
Gremil Alexis Naz, zëdhënës i Mbrojtjes Civile tha se rreth 50 mijë njerëz do të evakuohen nga zona e prekur nga tajfuni.
Vamco pritet të godasë zonën Bicola në Manila ku tajfunët Molave dhe Goni më parë shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe ku kishte viktima njerëzore.
Filipinet në fillim të nëntorit i goditi tajfuni Goni si pasojë e të cilit humbën jetën 16 persona. Nga ishulli Luzon janë evakuuar rreth një milion persona.
Vendin në tetor e goditi tajfuni Molave si pasojë e të cilit humbën jetën 22 persona ndërsa u shkaktua dëm material prej 15.2 milionë dollarë.