Mahmut Atanur
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
PEKIN (AA) – Tajfuni Nida ka përfshirë krahinën Guangdong në jug të Kinës duke shkaktuar çrregullime në trafikun ajror dhe hekurudhor, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi gjatë fundjavës përfshiu Filipinet, tajfuni Nida, sipas informacioneve të agjencisë Xinhua, përfshiu edhe pjesët jugore të Kinës. Në trafikun ajror, hekurudhor dhe të metrove janë regjistruar anulime apo vonesa.