Zehra Ulucak
30 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
MANILA (AA) - Për shkak të goditjes së tajfunit "Youtu" në veri të Filipineve janë evakuuar mijëra njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët thonë se tajfuni, i cili lëvizte me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, kohë pas kohe edhe 210 kilometra në orë, në orët e mëngjesit goditi edhe vendin Dinapigues në qytetin Isabela, ku rrëzoi kulme të shtëpive, pemë dhe shtylla elektrike.
Në vende më të sigurta u evakuuan mbi 10 mijë njerëz.
"Njerëzit janë të frikësuar. Asnjë nuk është evakuuar me forcë. Pasi që policia paralajmëroi evakuimin, njerëzit menjëherë u larguan nga zonat bregdetare dhe malore", tha një nga zyrtarët vendas, Victorio Palangdan.
Sipas tij, mbi një mijë njerëz janë vendosur në strehimore të përkohshme në Itogon.
Mbi 100 njerëz kanë humbur jetën muajin e kaluar nga goditja e tajfunit "Mangkhut" në veri të Filipineve.