Ahmet Dursun
26 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Bankat në Iran për herë të parë kanë shpërndarë karta krediti tek klientët e tyre me qëllim, gjallërimin e tregut të brendshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave vendase Banka Qendrore e Iranit ka nxjerrë në treg tre lloje kartash krediti me qëllim forcimin e ekonomisë së vendit. Limiti më i ulët i kartave të kreditit të nxjerrë në treg, sipas mediave vendase është 100 milionë rijal (2800 dollarë), ndërsa ai më i larti 500 milionë rijal (14 mijë dollarë).