Hajer M'tırı
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
PARIS (AA) - Presidenti francez François Hollande njoftoi të hënën se qeveria e atij vendi deri në fund të vitit përfundimisht do të mbyllë kampin e refugjatëve në Calais, në të cilin aktualisht ndodhen të paktën 7.000 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët planifikojnë të vazhdojë udhëtimin drejt Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti francez të hënën ka vizituar portin në Calais, ku theksoi se situata në kamp është e papranueshme.
"Të gjithë e dinë këtë. Ne duhet tërësisht dhe përfundimisht ta shpërbëjmë kampin i cili është një katastrofë humanitare", tha Hollande.