Ruslan Rehimov
29 Korrik 2020•Përditësim: 30 Korrik 2020
Forcat ajrore dhe tokësore turke dhe azerbajxhanase filluan stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stërvitje, e cila filloi me forcat ajrore, marrin pjesë avionë ushtarakë dhe helikopterë nga dy vendet.
Stërvitja, e cila do të mbahet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah, do të përfundojë më 10 gusht.
Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore do të mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht. Gjatë stërvitjes do të ekzekutohen urdhra të ndryshëm dhe do të bëhen gjuajtje me automjete të blinduara, topa dhe mortaja në objektiva të improvizuara.