Gülbahar Sayım
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Në Republikën Demokratike të Kongos ka filluar vala e tretë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë i RD të Kongos, Jean Jacques Mbungani në një deklaratë me shkrim tha se në 4 javët e fundit në vend ndjeshëm janë rritur rastet me COVID-19 dhe se zyrtarisht ka filluar vala e tretë.
Gjithashtu edhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend disa orë para deklaratës së ministrit Mbungani tërhoqi vëmendjen se në vend janë rritur rastet ku janë diagnostikuar edhe varianti indian dhe jugoafrikan.
Në RD të Kongos me 86 milionë banorë, muajin e kaluar rastet ditore u katërfishuan. Që nga fillimi i pandemisë në vend deri më tani janë raportuar rreth 32 mijë raste ndërsa kanë humbur jetën 789 persona.