Felix Nkambeh Tih
17 Maj 2017•Përditësim: 18 Maj 2017
KINSHASA (AA) – Të paktën 50 të burgosur, përfshirë edhe udhëheqësin fetar lokal, janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një burg në Kinshasë, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Komunikimit dhe zëdhënësi i qeverisë Lambert Mende Kong për AA, ka thënë se policia është vënë në ndjekje të të arratisurve dhe se operacionet do të zgjasin deri në kapjen dhe kthimin në burgun Makala të të gjithë të arratisurve.
Mende tha se ikja masive e të burgosurve ka ndodhur pas sulmit të armatosur i cili është kryer herët në mëngjes në kompleksin e burgut nga pjesëtarët e lëvizjes politiko-fetare Bungu Dia Kongo (BDK).