Mustafa Deveci
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Filmi i regjisores nga Arabia Saudite, Haifaa al-Mansour, i titulluar "The Perfect Candidate" do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Grave të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit në Twitter, thuhet se filmi i Al-Mansour do të shfaqet muajin e ardhshëm në hapjen e festivalit që do të zhvillohet në Kudsin Perëndimor.
Filmi i xhiruar në Arabinë Saudite dhe në të cilin shpjegohen ngjarjet që i ndodhin një mjekeje pasi ajo dëshiron të bëhet kandidate në zgjedhjet lokale. Filmi gjithashtu garonte për çmimin "Luani i Artë" në Festivalin e filmit në Venecia.
"The Perfect Candidate" gjithashtu do ta përfaqësojë Arabinë Saudite në Oscar.
Ministria nuk dha informacione të detajuara rreth asaj nëse është marrë leje nga regjisorja për shfaqjen e filmit.