Erdal Türkoğlu
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
HATAY (AA) – Forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë ndërmarrë operacione tokësore në rajonin e malit Turkmen në periferi të Latakias, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paemëruar lokal i AA-së raporton se forcat e regjimit sot në mëngjes tentuan të depërtojnë frontet e forcave opozitare në vendin Sarraf.
Burimi i njëjtë raporton se forcat e opozitës siriane të përbërë nga grupe të armatosura turkmene ofrojnë rezistencë të ashpër ndaj ushtrisë siriane dhe se kanë shkatërruar disa automjete të blinduara.
Gjatë përleshjeve ka humbje edhe në njerëz nga të dyja palët, ndërsa shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh dëgjohen edhe në qytetin kufitar turk Yayladagi.