Halit Süleyman
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
HALEP (AA) – Si pasojë e sulmit me "raketa elefant" nga forcat e regjimit të Sirisë në lagjen Sukkeri të Halepit të kontrolluar nga opozita, 8 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga zyrtarët e mbrojtjes civile, forcat e regjimit kanë organizuar sulm me "raketa elefant" në Halep. Mësohet se si pasojë e sulmit 8 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë. Gjithashtu informohet se po vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave të cilët kanë ngelur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Forcat e regjimit shpeshherë organizojnë sulme në lagjen Sukkeri e cila është nën kontrollin e opozitës dhe në të cilën ka një popullatë të dendur civilësh. Në lagje ka mungesë të energjisë elektrikë dhe ujit, ndërkohë që si pasojë e sulmeve dëme janë shkaktuar në infrastrukturë, ku shumë rrugë janë sjellë në gjendje të papërdorshme.