Ali H. M.Abo Rezeg
31 korrik 2017•Përditësim: 31 korrik 2017
BAGDAD (AA) - Të paktën 20 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH u vranë në një sulm ajror të forcave irakiane në afërsi të kufirit të Irakut dhe Sirisë, njofton Ministria e Mbrojtjes të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se cak i operacioneve të aviacionit ishte rajoni Tal Safouk pranë kufirit të Irakut me Sirinë.
Kapiteni i ushtrisë irakiane Jabbar Hassan për AA tha se terroristët po përpiqen të rigrupohen në zonën kufitare.
Forcat irakiane në fillim të këtij muaji nga terroristët e DEASH-it çliruan qytetin e Mosulit i cili ishte në duart e terroristëve që nga viti 2014.