Afra Aksoy
02 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 8 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit, bëhet e ditur se me arsyetimin se "kërkoheshin nga forcat e sigurisë" janë arrestuar 8 palestinezë në rajonet të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Gjithashtu theksohet se palestinezët identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë transferuar në njësitë përkatëse për hetimet e mëtejshme.
Forcat izraelite me arsyetime të ndryshme pothuajse çdo ditë kryejnë operacione të arrestimeve kundër palestinezëve. Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë.