Michael Sercan Daventry
02 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
LONDËR (AA) - Britania do të fillojë procesin formal për largimin nga Bashkimi Evropian jo më vonë se në mars të vitit 2017, tha të dielën kryeministrja e vendit, Theresa May, raporton Anadolu Agenncy (AA).
May tha se një periudhë dy-vjeçare e negociatave me zyrtarët evropianë do të fillojë pasi Mbretëria e Bashkuar do të bazohet në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, mekanizëm ky që lejon shtetet anëtare të BE-së për të lënë bllokun 28-shtetesh.
Në referendumin të mbajtur në qershor, 52 për qind britanikëve votuan për dalje nga BE-ja, gjë e cila detyroi ish-kryeministrin David Cameron të dorëhiqet për të lënë rrugë për zgjedhjen e Theresa May.