Abdurrauf Arnavut,Safiye Karabacak
06 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelit kanë arrestuar 17 palestinezë në Bregun Perëndimor. Në një deklaratë të publikuar nga ushtria izraelite, theksohet se ushtarët kanë arrestuar 15 palestinezë në qytetet El-Halil, Nablus, Cenin dhe Kalkilya të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komisionit të Familjeve të të Burgosur Palestinezë, Emced Ebu Asab, tha se ushtarët izraelit në mesnatë kanë bastisur tendën para qendrës së Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Jerusalemin Lindor. Asab shtoi se aty kanë arrestuar dy palestinezë, të identifikuar si Samir Ebu Iyşe dhe Hicazi Ebu Sabih.