Fatma Esma Arslan
06 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
PARIS (AA) - Mësohet se policia në Francë do të mbajë armë edhe pas orarit të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Ministrisë së Brendshme të Francës në lidhje me mbajtjen e armëve nga policia edhe kur është jashtë orarit të punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme u publikua në Gazetën Zyrtare.
Vendimi do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e cila do të mbarojë më 26 shkurt.