Moustafa Maged Haboosh,Çağrı Koşak
29 Korrik 2019•Përditësim: 30 Korrik 2019
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 2 palestinezë në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës me pretendimin se "kanë kaluar kufirin", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se "palestinezët e rinj mbrëmë kanë hyrë disa metra brenda vendbanimit Zikim Yahudi i cili ndodhet në afërsi të kufirit verior me Gazën".
Te palestinezët në fjalë nuk janë gjetur armë dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e paraburgimit.
Administrata izraelite pjesën e brendshme prej 300 metra nga kufijtë veriorë dhe jugorë të Gazës, e trajton si zonë tampon dhe hap zjarr ose arreston palestinezët që hyjnë këtu.
Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.