Esat Fırat
25 Mars 2021•Përditësim: 25 Mars 2021
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 26 palestinezë, në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 26 persona, në bastisjet në fjalë me pretendime të ndryshme.
Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.