Mehmet Nuri Uçar
28 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
JERUSALEM (AA) - Trupat izraelite kanë arrestuar tetë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe kanë rrënuar dy shtëpi në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite deklaroi se në zona të ndryshme janë kryera veprime ushtarake dhe se janë ndaluar tetë palestinezë.
Forcat izraelite nën pretekste të ndryshme shumë shpesh kryejnë bastisje të shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Ekipet e komunës së Jerusalemit, të cilat janë të lidhura me Izraelin, kanë rrënuar dy shtëpi palestineze në Jerusalemin Lindor.
Muhammad Ebu'l Hums, anëtar i Komitetit Kombëtar të komunës Iseviyye në Jerusalemin Lindor tha për AA se shtëpitë u rrënuan për shkak se ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Mijëra njësi banimi të palestinezëve nga 50,000 sa janë aktualisht në Jerusalemin Lindor, rrezikohen nga rrënimi për shkak të pretendimeve për ndërtime të paligjshme.