Ömer Yetkin Acar
28 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
SAO PAULO (AA) - Pas skandalit me mishin që ndodhi në Brazil, eksporti i mishit është zvogëluar për 19 për qind, ndërsa edhe dy fabrikave të tjera u është ndaluar prodhimi i mishit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria e Industrisë, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve, eksporti i mishit që kapte vlerën ditore prej 62.2 milionë dollarë, theksohet të ketë rënë në 50.5 milionë dollarë pas operacioneve kundër "mishit të prishur". Në njoftim thuhet se kjo humbje përkon me normën 19 për qind.