Mustafa Deveci
18 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 9 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesën e ushtrisë izraelite thuhet se palestinezët, të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete terroriste, janë arrestuar gjatë aksionit të organizuar gjatë natës në disa lokacione në Bregun Perëndimor.
Palestinezët janë dërguar për t'u marrë në pyetje.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.
Të dhënat zyrtare palestineze flasin se në burgjet izraelite ndodhen rreth 5.700 palestinezë, prej të cilëve 500 persona janë në paraburgim administrativ dhe 230 adoleshentë.