Hamdi Yıldız
26 Tetor 2023•Përditësim: 26 Tetor 2023
Është rritur në 309 numri ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupeve palestineze, që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite në një deklaratë njoftoi se ka humbur jetën rreshter-majori Zev Dado Zal, i cili ishte me detyrë në brigadën Golani.
Në deklaratë bëhet e ditur se Zal ka humbur jetën në ditën e parë të fillimit të sulmeve dhe se ceremonia mortore u mbajt dje.
Gjithashtu theksohet se është rritur në 309 numri i ushtarëve izraelitë që kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura që vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.