Aness Suheil Barghoti
28 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite në bastisjet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli të mërkurën arrestuan një deputet të lidhur me Hamasin, bënë të ditur OJQ-të palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohammed Badr i bllokut parlamentar të Hamasit, Partisë për Ndryshim dhe Reformë, u arrestua në shtëpinë e tij, tha për AA, Qadura Fares, kreu i Shoqatës Palestineze të të Burgosurve.
Ai tha se deputeti ishte në mesin e dhjetë palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në bastisjet brenda natës në Bregun Perëndimor.
Nuk ka prononcim nga ushtria izraelite.
Sipas Komisionit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve arrestimi i së mërkurës rrit numrin e deputetëve të Hamasit në burgjet e Izraelit në 12.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata arrestimi në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Jerusalemin Lindor nën pretendimin se synonon palestinezët "e kërkuar" nga autoritetet okupuese izraelite.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë po vuajnë në burgjet izraelite.