Mustafa Deveci
09 Nëntor 2018•Përditësim: 10 Nëntor 2018
KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar një fëmijë palestinez 8-vjeçar në Bregun Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se "ka gjuajtur gurë" në drejtim të ushtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat izraelite ndërhyjnë në protestën në Bregun Perëndimor
Sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për Omer Ebu Ejash, i cili është arrestuar në rajonin Beit Ummar në veri të qytetit El Halil (Hebron).
Ndërkaq, aktivisti palestinez Muhamed Avad tha për AA se fëmija palestinez është arrestuar me justifikimin se ka "gjuajtur gurë" në drejtim të forcave izraelite dhe se zyrtarët palestinezë janë duke punuar për lirimin e tij.
Autoritetet izraelite ende nuk e kanë komentuar rastin.
Sipas të dhënave zyrtare palestineze, në burgjet izraelite vuajnë rreth 6.500 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.