Mahmoud Barakat
25 Korrik 2019•Përditësim: 26 Korrik 2019
Së paku 16 palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjes të cilën forcat izraelite të sigurisë e kryen mbrëmjen e kaluar në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj kryejnë bastisje në vendbanimet e Bregut Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe Kudsin Lindor të pushtuar.
Gjatë bastisjes, forcat izraelite arrestojnë palestinezë që ngarkohen për përzierje në aktivitete terroriste. Shumica e të arrestuarve kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht gjenden së paku 5.700 palestinezë, përfshirë edhe së paku 220 të mitur.
Autoritetet e Izraelit që nga viti 1967 ndaj palestinezëve zbatojnë praktikën e “paraburgimit administrativ”, që është makth për palestinezët të cilët në këtë mënyrë me muaj dhe vite kalojnë në burgjet izraelite pa proces gjyqësor.