Safiye Karabacak
26 Nëntor 2017•Përditësim: 27 Nëntor 2017
HEBRON (AA) – Ushtarët izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë plagosur dy palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, Arrab el-Fukaha, tha se në kampin e refugjatëve Arrub, në Hebron, ndodhi përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë.
Njëri nga dy palestinezët e plagosur i dërguar në spital është arrestuar. Theksohet se përleshja ndodhi kur ushtarët u pozicionuan rreth kampit, duke përdorur municion dhe bombë me gaz.