Qays Abu Samra,Ali Semerci
06 Tetor 2015•Përditësim: 07 Tetor 2015
RAMALLAH (AA) – Të paktën gjashtë palestinezë janë plagosur, dhe dhjetëra të tjerë janë traumatizuar nga gazi lotsjellës dhe bombat e tymit në përleshjen ndërmjet ushtrisë izraelite dhe protestuesve në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite mbrëmë ka kryer bastisje në lagjen palestineze në Beit Forik në veri të Bregut Perëndimor, dhe me këtë rast ka pasur një përplasje me një grup të rinjsh palestinezë të cilët protestonin për shkak të hyrjes së ushtrisë nëpër shtëpitë e palistenezëve.
Një burim nga spitali Rafida njoftoi se pesë palestinezë u shtruan në spital me plagë nga armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë me lëndime më të lehta janë në përkujdesin mjekësor pas dëmtimeve të shkaktuara nga gazi dhe bombat e tymit që i ka përdorur ushtria.
Paralelisht me këtë, në spitalin në Ramallah u shtrua një palestinez i cili pësoi një plagë në gjoks me armë zjarri.