Qais Omar Darwesh Omar,Safiye Karabacak
09 nëntor 2023•Përditësim: 09 nëntor 2023
Të paktën 9 palestinezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në bastisjen që kryen ndaj kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu.
Forcat izraelite kryen bastisje ndaj qytetit Jenin dhe kampit të refugjatëve Jenin. Mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve u shënuan përleshje. Ndërsa forcat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që kundërshtuan bastisjet.
Ndërkohë bëhet e ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Gjithashtu në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se "Në Jenin ambulanca jonë u vendos në shënjestër, ndërsa një punonjës i shëndetësisë u plagos me plumb të vërtetë".
Dëshmitarët në rajon për AA thanë se ushtria izraelite ka përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) në sulme.
Që nga 7 tetori e deri më tani është rritur në 174 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.